Nga kampionati te Kupa, të shtunën nis kampionati i …titullit, përmes ‘Final Four’

Nga kampionati te Kupa, të shtunën nis kampionati i …titullit, përmes ‘Final Four’

“Final Four” do të ngrejë siparin këtë fundjavë në stadiumin “Air Albania”, aty ku katër skuadrat më të mira të sezonit do të nisin garën për titullin kampion të “Abissnet Superiore”. Dy sfidat e para premtojnë spektakël dhe rivalitet të fortë, teksa përballë do të jenë skuadra që janë njohur mirë me njëra-tjetrën gjatë këtij sezoni, jo vetëm në kampionat, por edhe në Kupën e Shqipërisë. Vllaznia dhe Dinamo City do të përballen të shtunën, më 16 maj, në orën 19:00, në duelin e shtatë mes tyre për këtë sezon. Në gjashtë përballjet e mëparshme, bilanci është mjaft i ekuilibruar. Në katër ndeshjet e kampionatit, Dinamo City fitoi takimin e parë 3-1, ndërsa Vllaznia triumfoi në dy sfidat e tjera me rezultatin 1-0 dhe 2-0....