Marash Kumbulla te Vajekano, Roma e zyrtarizon
Mbrojtësi kuqezi i bashkohet Ivan Balliut në kryeqytetin spanjoll. Huazim me të drejtë blerje. Roma e ka zyrtarizuar transferimin e Kumbulla-s. “AS Roma njofton se ka arritur një marrëveshje me Rajo Vajekano-n për transferimin e Marash Kumbulla-s”, thuhet në një deklaratë nga klubi verdhekuq. “Marrëveshja përfundon me një huazim me mundësi blerjeje. Mbrojtësi ka bërë 68 paraqitje për Giallorossi-t, duke shënuar katër gola dhe gjithashtu duke marrë pjesë në triumfin e klubit në Ligën e Konferencës në vitin 2022. Fat të mbarë për të ardhmen, Marash!”/Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al