Koma te Genk, Dinamo zyrtarizon marrëveshjen me klubin belg

Koma te Genk, Dinamo zyrtarizon marrëveshjen me klubin belg

Njoftimi i Dinamos FC Dinamo City njofton zyrtarisht se ka arritur marrëveshjen me klubin belg KRC Genk për transferimin përfundimtar të të drejtave sportive të sulmuesit Mustapha Koma. Një tjetër arritje e rëndësishme e klubit tonë në lëvizjen e lojtarëve drejt kampionateve prestigjioze europiane, pas atyre të Simon Simonit, Baton Zabërgjës, Itodo Mandelës dhe Karamba Gasamas. Gjatë periudhës me fanellën e FC Dinamo City, Koma ka luajtur në total 21 ndeshje dhe ka spikatur me cilësitë e tij. Lojtari 19-vjeçar ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për skuadrën, me 3 gola të shënuar në kampionat dhe 1 në Conference League ndaj Astanës në Kazakistan. Klubi e falënderon Mustapha Koma për angazhimin dhe performancën e tij me fanellën blu. Familja e madhe dinamovite i uron suksese...