Nejmar rrit performancën e tij, Ançeloti gati ta ftojë në Kombëtaren braziliane në Botëror

Nejmar rrit performancën e tij, Ançeloti gati ta ftojë në Kombëtaren braziliane në Botëror

Adriatik BALLA Referuar mediave sportive spanjolle, Nejmar po rikthehet gradualisht në formën e tij më të mirë dhe paraqitjet e fundit me Santosin i kanë rihapur diskutimet për një rikthim të mundshëm në kombëtaren e Brazilit. Sulmuesi brazilian ishte sërish protagonist në fitoren ndaj Bragantinos, duke e konfirmuar momentin pozitiv që po e kalon. Forma e tij po vjen pikërisht në momentin më të rëndësishëm të sezonit dhe po e vendos Karlo Ançelotin përballë një vendimi të rëndësishëm. Brenda një jave pritet lista zyrtare e të grumbulluarve të Brazilit dhe emri i Nejmarit është rikthyer fuqishëm në diskutim. Trajneri italian nuk e ka mbyllur derën për yllin brazilian. Në deklaratat e fundit, Ançeloti e ka bërë të qartë se Nejmar mbetet nën vëzhgim dhe se...