Ndodh mrekullia amerikano-latine, Ekuadori mund me përmbysje Gjermaninë dhe kualifikohet si vend i tretë
Ekuadori ka arritur një fitore të madhe ndaj Gjermanisë në “MetLife Stadium”, me rezultatin 2-1, duke siguruar kualifikimin për në fazën me eliminim direkt. Pjesa e parë nis “zjarr”. Që në minutën e dytë Gjermania tregon se edhe pse e kualifikuar, nuk ka ndërmend të ulë ritmin. Leroy Sane arrin të shënojë, duke hapur shumë shpejt ndeshjen. Ekuadori e ka si një ndeshje për jetë a vdekje dhe pavarësisht supremacisë së kundërshtarit nuk ka ndërmend të dorëzohet. Në minutën e nëntë Nicolas Pepe arrin të barazojë dhe të rihapë ndeshjen. Edhe pas golit për pak minuta ekuadorianët arrijnë të dominojnë, por në metrat e fundit nuk kanë fantazi. Në anën tjetër, me kalimin e minutave Gjermania e merr lojën nën “frerë” dhe rrezikon në disa...
Burimi:
ntv.al