Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Myrto Uzuni dhe mesfushori Julian Shehu mbajtën një konferencë për mediet sot në 1 qershor, përpara miqësoreve që do luajë përfaqësuesja kuq e zi me Izraelin dhe Luksemburgun. Uzuni u shpreh se trajneri i ri luan ofensiv, duke shtuar se sulmuesit në ekipet që ai ka menaxhuar, kanë shënuar shumë gola. Ai tha se uron e shpreson që ai vetë, por edhe lojtarët e tjerë të shënojnë shumë gola për Shqipërinë. Myrto Uzuni: Trajneri i ri preferon të luajë ultra-ofensiv. Besoj se do të bëhet një lojë ndryshe, por çdo gjë do shikohet në fushën e blertë. Normalisht, secili do të tregojë veten, çdo lojtar ka kualitete. Çdokush mund të luajë titullar, pasi janë lojtarët më të mirë që ka Shqipëria. I...
Burimi:
javanews.al