Mesi dhe Ronaldo thyejnë rekordet e numrave të Botërorit, katër lojtarë bëjnë Botërorin e 6-të

Mesi dhe Ronaldo thyejnë rekordet e numrave të Botërorit, katër lojtarë bëjnë Botërorin e 6-të

Adriatik BALLA Faktet janë ndonjëherë kokëforta, por janë edhe domethënëse sidomos kur është fjala për shifrat individuale të disa futbollistëve të njohur. Nga 736 futbollistët që zbritën në fushë në Gjermani gjatë Botërorit të vitit 2006, vetëm katër prej tyre do të jenë të pranishëm edhe në Botërorin e vitit 2026. Ky fakt dëshmon se sa e vështirë, pothuajse e pamundur, është të qëndrosh në majat e futbollit botëror për dy dekada të plota. Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo do të futen në histori si lojtarët e parë që luajnë në gjashtë Botërorë të ndryshëm. Krahas tyre, 40-vjeçari Luka Modriç do të luajë Botërorin e tij të fundit me Kroacinë, ndërsa portieri Guillermo Oçoa po ashtu do të shkruajë historinë si i pari lojtar meksikan...