“Merinon do ta merrja në krahë nga shtëpia”, De La Fuente: Lojtarët e stolit tonë do të ishin titullarë në Kombëtaret e tjera

“Merinon do ta merrja në krahë nga shtëpia”, De La Fuente: Lojtarët e stolit tonë do të ishin titullarë në Kombëtaret e tjera

Mikel Merino i dha kualifikimin Spanjës në 8 më të mirat e botës. Lojtari i Arsenalit hyri nga stoli dhe shënoi golin e fitores përballë Portugalisë. Trajneri i spanjollëve ka folur me superlativa për Merinon. Ai ka thënë pas ndeshjes se do të shkonte ta merrte në krahë nga shtëpia nëse do të ishte nevoja. Gjithashtu De La Fuente e ka cilësuar Mikel Merinon si një nga në të mirët në Botë në rolin e tij. “Mikel Merino nuk zhgënjen kurrë, ai është i sigurt. Ai na fitoi Kampionatin Europian dhe është gjithmonë aty kur ka më shumë rëndësi. Është një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij. Merinon do të shkoja ta merrja nga shtëpia në krahë. Mund të kemi...