Meksika e nis me këmbë të mbarë, Kupa e Botës 2026 me rekord negativ që në ndeshjen hapëse (video)
Meksika e ka nisur me këmbë të mbarë Kupën e Botës 2026. Në “Estadio Azteca” të tejmbushur plot, Meksika fitoi 2-0 ndaj Afrikës së Jugut, në ndeshjen hapëse të këtij Botërori, edicioni i 23-të. Rasti i parë i rrezikshëm ishte që në minutën e 5-të me Raul Jimenez, por goditja e tij u ndal nga portieri i Afrikës së Jugut, Ronwen Williams, i cili bëri një pritje fantastike. Sfida u zhbllokua që në minutën e 9-të. Pas një gafe fatale në mbrojtjen e afrikanëve nga Sithole, ishte Julian Quinones, i cili dërgon topin në rrjetë dhe bëhet golashënuesi i parë i këtij Botërori. Në minutën e 42-të, Quinones i afrohet golit të dytë, por topi godet pjesën e jashtme të shtyllës së djathtë. Meksika e...
Burimi:
telesport.al