Mediat shpërthejnë kundër Ronaldo pas barazimit dhe sulmojnë trajnerin Martinez: Ka frikë ta ulë në stol
Performanca e dobët që solli barazimin e Portugalisë kundër Kongo në debutimin e tyre në Kupën e Botës 2026, ka sjellë pakënaqësi te portugezët. Nën kritika ka përfunduar e gjithë skuadra, veçanërisht Cristiano Ronaldo. Në moshën 41 vjeç, sulmuesi i Al Nassr ka pretendime të mëdha për Kupën e tij të gjashtë të Botës, por fusha dha një vendim tjetër. Madje edhe kundërshtarët e tij të Republikës Demokratike të Kongos, e thanë troç. “Ai nuk është më i njëjti. Nuk kishim përgatitur një kafaz, një plan specifik për Cristiano Ronaldon. Ai nuk është i njëjti si më parë, është pak më i vjetër tani. Kur arrin një moshë të caktuar, nuk mund të bësh të njëjtat gjëra si më parë“, tha Mukau, mesfushori i Lille,...
Burimi:
telesport.al