Mbyllet kursi për drejtorë sportivë, FSHF e quan të suksesshëm

Mbyllet kursi për drejtorë sportivë, FSHF e quan të suksesshëm

Prej vitesh tashmë Federata Shqiptare e Futbollit organizon kurse e lëshon diploma për kategori të ndryshme të punonjësve e drejtuesve të një klubi sportiv, të tillë si trajnerë, gjyqtarë, drejtues sportivë e teknikë, por edhe menaxhues etj. Nuk kanë munguar kurset për drejtorë sportivë, një pozicion shumë i rëndësishëm në klubet shqiptare. Ndërkohë, u mbyll dje kursi për Drejtor Sportiv i organizuar nga FSHF, ku u diplomuan 31 kursantë që përfaqësojnë një brez të ri profesionistësh në menaxhimin sportiv të klubeve shqiptare. Ceremonia e diplomimit u zhvillua në praninë e Drejtorit Teknik të FSHF-së, Abdyl Kuriu, dhe anëtarit të KE të FSHF, Gjergji Petro, si dhe me pjesëmarrjen e të ftuarit special, Presidentit të KF Skënderbeu, Ardian Takaj. Gjatë ceremonisë, Takaj ndau eksperiencën e tij...