Mbyllet kampionati i rregullt, Bylis bie nga kategoria, Teuta shkon në “play-out”

Mbyllet kampionati i rregullt, Bylis bie nga kategoria, Teuta shkon në “play-out”

Adriatik BALLA Kategoria Superiore i dha fund dje ndeshjeve për këtë edicion, por pa fitues titulli, pasi sipas formulës së garës, do të duhet të luhen ndeshjet e “Final Four” që të zbulohet skuadra që e fiton titullin kampion. Por shumica e verdikteve sezonale mori formë dje. Flamurtarin që kishte rënë matematikisht nga kategoria që javën e kaluar, do ta shoqërojë sezonin tjetër në Kategorinë e Parë, Bylisi. Ballshiotët humbën dje duelin direkt me Vorën dhe për pasojë mbetën të parafundit në renditje, pozicion që i çon ata automatikisht një kategori më poshtë. Vora fitoi me rezultatin 5-2 dhe ishin golat që e pozicionuan më mirë se Teuta, e cila, edhe pse fitoi me Egnatian 3-2, u rendit në vend të 8-të dhe me këtë...