Mbape i theu rekordin e golave me “gjelat”, Giroud e kurorëzon: “Mund të arrijë në 100 gola”
17 Qershor 2026 14:13 Alfred Lleshi Kalimi i stafetës pritej prej kohësh, por skena nuk mund të ishte më prestigjioze. Me dopietën kundër Senegalit në ndeshjen hapëse të Botërorit 2026, Kylian Mbape u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares franceze, duke kaluar Olivier Giroud dhe arritur në 58 gola me “Les Bleus”. Rekordi historik u vendos në moshën vetëm 27-vjeçare. Sulmuesi i Real Madridit barazoi fillimisht Giroud dhe më pas realizoi golin e rekordit me një goditje spektakolare nga distanca në kohën shtesë, duke vulosur fitoren 3-1 ndaj Senegalit. Giroud e përgëzoi ish-shokun e skuadrës: “Jam vërtet i lumtur për të. Luajti një pjesë të dytë të madhe dhe i tregoi rrugën ekipit. Ishte e pashmangshme, Kylian do t’i thyejë të gjitha...
Burimi:
telesport.al