Revolta e madhe në futbollin botëror, Infantino rrëzon planin e diskutueshëm pas presionit të UEFA-s dhe federatave
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka hequr dorë nga plani i diskutueshëm për të shitur aksione të garave të organizatës te investitorë privatë, pas kundërshtimeve të forta nga federatat dhe konfederatat kryesore të futbollit. Infantino deklaroi se projekti kishte krijuar përçarje dhe se nuk ishte më në interes të futbollit botëror, duke konfirmuar se propozimi nuk do të vazhdojë. Plani parashikonte krijimin e një dege të re tregtare, ku investitorë privatë do të mund të blinin aksione në turnetë më të rëndësishëm të FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës për meshkuj dhe femra. Në këmbim të mbështetjes, 211 shoqatave anëtare u ishte premtuar një pagesë prej 40 milionë dollarësh. Propozimi hasi në kundërshtimin e ashpër të UEFA-s, CONCACAF-it dhe Konfederatës Aziatike të Futbollit (AFC), ndërsa UEFA...
Burimi:
javanews.al