‘Rama kërkon të centralizojë çdo pushtet’/ Blushi: Shkrirja e bashkive, projekt shpopullimi dhe kontrolli mbi financat publike
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në SYRI TV me gazetaren Eneida Ndoci, kundërshtoi projektin e ri të reformës territoriale, duke e cilësuar atë si një nismë për centralizimin e pushtetit. Sipas Blushit, kjo nuk është një reformë që synon përmirësimin e shërbimeve, por një projekt që do të përqendrojë financat dhe vendimmarrjen vendore në duart e qeverisë. Blushi tha se protestat e banorëve në bashkitë që pritet të shkrihen tregojnë se qytetarët nuk po dëgjohen nga qeveria. Ai solli si shembull Bashkinë e Tiranës, duke thënë se edhe një bashki me buxhet të madh nuk ka arritur të përmbushë nevojat bazë në disa zona, ndërsa shprehu shqetësimin se shkrirja e bashkive do t’i detyrojë banorët të udhëtojnë më shumë...
Burimi:
syri.net