FIFA tërhiqet nga “privatizimi” i Botërorit! Presioni bën efekt, Infantino: Propozimi krijoi përçarje, nuk do zbatohet

FIFA tërhiqet nga “privatizimi” i Botërorit! Presioni bën efekt, Infantino: Propozimi krijoi përçarje, nuk do zbatohet

Nga këmbëngulja e madhe tek tërheqja e befasishme. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, njoftoi zyrtarisht tërheqjen e propozimit për “FIFA Forward Enterprise” (FFE), projektin që do të përfshinte krijimin e një kompanie për të menaxhuar të drejtat tregtare, licencimin dhe organizimin e aktiviteteve të rëndësishme, përfshirë Kupën e Botës, bashkërisht me investitorë privatë, të cilët do të merrnin deri në 20% të aksioneve. Infantino tentoi t’i joshte 211 federatat anëtare të FIFA-s me pretendimin se ky ishte një plan që do të shëndoshte financiarisht federatat që do të fitonin paraprakisht deri në 40 milionë euro secila, mirëpo ideja e tij shkaktoi menjëherë një valë protestash ndërkombëtare. UEFA ishte kritikja më e madhe, madje qeveria e futbollit europian shkoi deri atje sa të kërcënonte me bojkot...