Marash Kumbulla me “valixhe në duar”, 3 skuadrat e La Ligës vihen pas mbrojtësit shqiptar

Marash Kumbulla me “valixhe në duar”, 3 skuadrat e La Ligës vihen pas mbrojtësit shqiptar

E ardhmja e Marash Kumbullës duket larg Romës. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është rikthyer në Trigoria pas përfundimit të huazimit në Spanjë, por gjithçka tregon se ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xhan Piero Gasperini për sezonin e ri. Klubi verdhekuq po punon për të sistemuar futbollistët që nuk konsiderohen pjesë e projektit dhe Kumbulla është një nga emrat kryesorë në listën e largimeve. Objektivi i drejtuesve është një transferim përfundimtar, që do t’i sillte klubit të ardhura për të financuar afrimet e reja në merkaton e verës. Sipas specialistit të merkatos, Mateo Moreto, tre skuadra të La Ligës kanë shfaqur interes konkret për 26-vjeçarin. Bëhet fjalë për Rajo Vajekanon, Levanten dhe Elçen, të cilat kanë kërkuar informacion nga Roma për kushtet e një...