Maran: Miqësorja me Izraelin test shumë i mirë, veç rezultatit e rëndësishme edhe performanca

Maran: Miqësorja me Izraelin test shumë i mirë, veç rezultatit e rëndësishme edhe performanca

Adriatik BALLA Rolando Maran do të bëjë sot debutimin e tij si trajneri i Shqipërisë. Ai doli dje në konferencë shtypi dhe foli për pikëpamjet e tij për ndeshjen e sotme dhe për gjendjen e skuadrës. “Është e rëndësishme të theksoj që kam parë disponibilitet shumë të madh nga lojtarët. Nuk është e thjesht të luash në ndeshje të tilla. Lojtarët vijnë nga një fund sezoni i vështirë, stresues dhe shumë i gjatë. Janë treguar profesionistë të vërtetë. Kam shumë gjëra në mendje. E rëndësishme që të jetë skuadër funksionale, edhe nga aspekti fizik, cilët janë lojtarët me më shumë cilësi. Janë dy ndeshje që masin forcën dhe duhet të llogarisim lojtarët për të dyja ndeshjet. Ajo që kam parë dhe më ka pëlqyer, është...