Maran komenton humbjen në miqësoren me Luksemburgun: Bëmë një hap pas
Rolando Maran duhet të ketë patur diçka tjetër në mendje, kur pranoi të ulej në pankinën e kombëtares së Shqipërisë. Por dy humbjet radhazi e kanë bërë shumë shpejt “malore” aventurën kuqezi të teknikut italian. Këtë e ka kuptuar edhe vetë trajneri, sidomos pas disfatës me Luksemburgun.“Nuk mund të ndjehesh mirë pas dy humbjesh, kjo pastaj që është një hap mbrapa. Më vjen keq, shpresoja që të bëja një ndeshje ndryshe. Por me shumë mundësi vuajtëm edhe pasojat e mosklasifikimit në Botëror. Ndoshta i sollëm në këto dy ndeshje. Nuk duhet të jetë alibi. Impenjimi ishte maksimal, por nga energjitë, skuadra e ka paguar pak moskualifikimin”, theksoi Maran.Pavarësisht nisjes negative, Maran mundohet të marrë gjërat pozitive nga dy ndeshjet e para, megjithëse ato janë të...
Burimi:
javanews.al