Trafik i rënduar në rrugët e Lezhës, piku i sezonit turistik rrit fluksin në akset kryesore
Muaji gusht ka rritur ndjeshëm fluksin e automjeteve në rrugët e qarkut të Lezhës, duke sjellë trafik të rënduar në akset kryesore dhe në hyrje-daljet e qytetit. Situata më problematike paraqitet në aksin Milot–Balldren, në rrugën që lidh Lezhën me Shëngjinin, si dhe brenda qytetit të Lezhës, ku gjatë orëve të paradites krijohen kolona të gjata automjetesh dhe, në momente të caktuara, bllokime të përkohshme të qarkullimit. Për të përballuar fluksin, shërbimet e Policisë Rrugore dhe Policisë së Rendit janë angazhuar në disa pika kyçe, duke menaxhuar trafikun dhe orientuar lëvizjen e mjeteve. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve që, kur është e mundur, të përdorin rrugët alternative për të shmangur zonat me ngarkesën më të madhe. Rritja e qarkullimit lidhet me pikun e...
Burimi:
javanews.al