Neymar shpërtheu pas eliminimit të Remo, presidenti e sulmon: “Shfaqje prej kllouni…”

Neymar shpërtheu pas eliminimit të Remo, presidenti e sulmon: “Shfaqje prej kllouni…”

Kualifikimi i Santosit në çerekfinalet e “Copa do Brasil” u shoqërua me polemika. Mbas fitores 1-0 ndaj Remo, pas barazimit në ndeshjen e parë, vëmendja u përqendrua tek ajo që ndodhi në përfundim të sfidës në stadiumin “Mangueirão”. Në zonën pranë dhomave të zhveshjes shpërtheu një përplasje verbale mes Neymar dhe disa pjesëtarëve të delegacionit të Remo. Numri 10 i Santosit, ende nën emocionet e tensionit të grumbulluar gjatë ndeshjes, u përfshi në një debat me lojtarë, staf dhe drejtues të skuadrës kundërshtare. Neymar saindo de campo mandando beijo pra torcida do Remo. 😘 pic.twitter.com/zERqXc6Naj — njdeprê – marlon (@njdmarlon) August 5, 2026 “U eliminuat! U eliminuat!” – bërtiste Neymar drejt rivalëve, ndërsa më pas ka bërë edhe gjeste provokuese, duke ngritur duart dhe improvizuar...