Flakët ‘nxorën në provë’ avionin e ri, “Air Tractor” nis operacionin në Mallakastër
Avioni “Air Tractor AT-833”, i cili prej së martës po ndihmon në operacionet për shuarjen e zjarreve në Mallakastër dhe është rikthyer edhe sot për të vijuar punën, i përket kompanisë me të cilën qeveria shqiptare ka lidhur kontratë për blerjen e 3 avionëve të ngjashëm, të cilët pritet t’i bashkohen Forcës Ajrore shqiptare në fund të vitit. Avioni i parë, do të pasohet edhe nga një avion i dytë në ditët në vijim, raporton gazetarja e Klan News, Anila Sefa, e cila ka siguruar edhe pamjet e mëposhtme. Qëllimi i ardhjes së tyre është edhe stërvitja e pilotëve shqiptarë për përdorimin e këtyre mjeteve, por për shkak të situatës së krijuar me zjarret, kjo stërvitje po zhvillohet në kushte reale operacionale. Mësohet po ashtu...
Burimi:
javanews.al