Kreu i opozitës braktis Rusinë pas presionit për të mos kandiduar kundër Putinit

Kreu i opozitës braktis Rusinë pas presionit për të mos kandiduar kundër Putinit

Politikani opozitar rus, Boris Nadezhdin njoftoi të hënën se është larguar nga Rusia, disa ditë pasi u detyrua të pezullojë përpjekjen e tij për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare të shtatorit, për shkak të presionit në rritje nga autoritetet. “Lajmi i mirë është se jam gjallë dhe i lirë. Por, për fat të keq, ende nuk jam në Rusi”, tha ai në një video të regjistruar para Kullës Eiffel në Paris. Videoja, e publikuar në kanalin e tij në Telegram, vjen pasi politikani kundër luftës u gjobit në korrik me 1 mijë rubla (rreth 13 dollarë) për shfaqjen e simboleve të cilësuara “ekstremiste”. Para kësaj, ai ishte shpallur “agjent i huaj”, një status që i pamundëson kandidimin për poste publike. Nuk është bërë menjëherë e...