Sporti në Shkolla, gjenerata e notës 10 dhe… obezitetit

Sporti në Shkolla, gjenerata e notës 10 dhe… obezitetit

Rexhina Papa/ Pse fiskultura u kthye në një “orë pa vlerë” dhe kush po abuzon me shëndetin e fëmijëve? E mbani mend kohën kur bënit edukim fizik në shkollë? Ndoshta kujtimet tuaja janë të mbushura me imazhe të një fushe me dhera e gurë, ku vraponit pas një topi të vjetër që të gërvishtte këmbët më keq se guriçkat e zallit. Ndoshta kujtoni oborret a ndonjë shesh, ku çdo rrëzim përkthehej në gjunjë të vrarë e rroba të grisura. Në dhjetor të vitit 2021, qeveria shqiptare prezantoi një vizion tjetër: një projekt madhor, pothuajse olimpik. U premtua se do të investoheshin plot 5 milionë euro për zhvillimin e sportit në shkolla, se do të ndërtoheshin palestra moderne e funksionale në çdo cep të vendit, se...