Armando Broja duke kërkuar një kontratë/ Skuadra londineze rikthen interesimin për sulmuesin kuqezi
Armando Broja është sërish në radarët e Uest Hemit. Klubi londinez ka rikthyer interesimin për sulmuesin e Kombëtares shqiptare dhe ka nisur bisedimet me Bërnlin për të gjetur një marrëveshje gjatë kësaj merkatoje. Sipas raportimeve nga Anglia, negociatat janë ende në hapat e parë, por drejtuesit e Uest Hemit po shqyrtojnë edhe mundësinë që në operacion të përfshihet mbrojtësi i talentuar Oli Skarles. Interesimi i “Çekanëve” për Brojën nuk është i rastësishëm. Klubi e ka ndjekur prej kohësh bomberin kuqezi dhe ka tentuar ta transferojë edhe në merkatot e kaluara, por pa sukses. Tashmë rrethanat kanë ndryshuar. Uest Hemi do të luajë në Championship në sezonin e ri dhe objektivi kryesor është rikthimi i menjëhershëm në Premier Ligë. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit e...
Burimi:
ntv.al