Maldini e nis vrullshëm, kërkon të sjellë në krye të Italisë një nga trajnerët më të mirë në botë

Maldini e nis vrullshëm, kërkon të sjellë në krye të Italisë një nga trajnerët më të mirë në botë

12 Korrik 2026 15:42 Telesport Rindërtimi i ri i Italisë pas dështimit për t’u kualifikuar në Botëror nis nga Paolo Maldini dhe Leonardo. I pari do të jetë Drejtor Teknik, i dyti këshilltari i tij. Detyra e parë e dyshes është të gjejnë trajnerin e ri të “Axurrëve”. Deri tani janë përmendur vazhdimisht dy emra: Roberto Mancini dhe Antonio Conte. Megjithatë, Maldini ka një plan tjetër në mendje. Ish-mbrojtësi kërkon të sjellë Pep Guardiolën në krye të “Axurrëve”. Spanjolli u largua nga Manchester City, pas plot 10 vitesh dhe për momentin është i lirë. Sipas La Gazzetta dello Sport, të bindësh Guardiolën nuk është aq e lehtë. Së pari, problem kryesor është rroga e spanjollit, pak e vështirë për t’u përballuar në këto kushte nga...