Dy sfida sot, superndeshja zhvillohet në Rrogozhinë

Dy sfida sot, superndeshja zhvillohet në Rrogozhinë

Tre ndeshje tre barazime. Ky ishte starti i sezonit të ri futbolistik 2026/27 i cili plotësohet sot me dy duele të nivelit të lartë. Do të luhet në orën 21:00 në ‘Elbasan Arena’ dhe në ‘Arena Egnatia’. Në program dy pritëset figurojnë ata që po garojnë ende në play off-et të UEFA-s. Dinamo Siti ndërsa ka një garë të hapur me Pafos (Qipro) në Ligën e Konferencës (1-1) sot do të përballet me Vorën e Arjan Bellait. Nëse gjëndja e bluve është verifikuar me dajlet e verës në Conference League, pikëpyetjet lidhen me forcën e Vorës së reformuar në këtë merkato ende të hapur. Ndërkohë supersfida e javës konsiderohet ajo; Egnatia-Tirana. Rrogozohinasit pas barazimit në grupet e Ligës së Europës me norvegjezët e Lilestrom (0-0)...