Cena, një gol i vonë eviton humbjen e Laçit, Partizani shpëton ‘paq’ me Teutën

Cena, një gol i vonë eviton humbjen e Laçit, Partizani shpëton ‘paq’ me Teutën

Laçi- AF Elbasani 1-1 (Cena 85′ / Hebaj 56′ pen) Laçi sot në festën e 66-të të themelimit të klubit, nuk shkoi më tej se barazimi 1-1 me AF Elbasanin në javën e parë 2026/27. Dueli nisi dhe përfundoi me lojën më të mirë të vendasëve që sot u drejtuan për herë të parë në një zyrtare nga trajneri Qatip Osmani. Megjithatë pas një goli të anuluar të Kalajt 9′ (jashtë lojë) goli i parë erdhi nga miqtë në të 56′. Shënoi Rubin Hebaj me penallti për miqtë. Në të dytën, lëvizjet te bardhezinjtë dhanë rezultat vetëm në fund teksa Orgi Cena shpiku në të 85′ një goditje në hyrje të zonës për të realizuar një supergol e festuar më pas me uniformën e Olsi...