Makina në flakë dhe qindra arrestime/ Kaos në Paris pas triumfit të PSG-së

Makina në flakë dhe qindra arrestime/ Kaos në Paris pas triumfit të PSG-së

Festimet për triumfin e Paris Saint-Germain në finalen e UEFA Champions League kundër Arsenalit janë shndërruar në kaos në rrugët e Francës, me përplasje të shumta mes tifozëve dhe policisë që kanë çuar në mbi 400 arrestime. Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, deri në orët e para të mëngjesit të së dielës janë arrestuar 416 persona, prej të cilëve 280 vetëm në Paris. Autoritetet kishin angazhuar mijëra efektivë policie për të parandaluar trazirat, por situata në disa zona të kryeqytetit doli jashtë kontrollit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë makina dhe biçikleta elektrike të përfshira nga flakët, rrugë të dëmtuara, fishekzjarre dhe flakadanë të ndezur, si dhe vandalizëm ndaj bizneseve. Në bulevardin e famshëm Champs-Élysées mijëra tifozë festuan fitoren e PSG-së, ndërsa policia u...