Lukaku refuzon përgatitjet me Napolin
Sulmuesi 33-vjeçar ka refuzuar t’i bashkohet skuadrës në kampin përgatitor parasezonal në Castel di Sangro, ndërsa gazetarët e njohur Fabrizio Romano dhe Nicolo Schira raportojnë se të dyja palët po punojnë për një ndarje të menjëhershme gjatë këtij muaji. Raportet mes Lukakut dhe Napolit u përkeqësuan pas një sezoni 2025/26 të mbushur me lëndime. Situata u tensionua edhe më shumë kur sulmuesi udhëtoi drejt Belgjikës pa lejen e klubit për t’u rikuperuar nga një dëmtim. Ndërkohë, përfaqësuesit e tij kanë bërë të ditur se ai nuk pranon të ketë rolin e rezervistit pas Rasmus Hojlund. Presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis, synon të largojë nga lista e pagave kontratën e majme të Lukakut, i cili përfiton rreth 11 milionë euro në vit. Napoli kërkon një...
Burimi:
ntv.al