Liverpool apo PSG? Yan Diomande zgjedh ekipin e ri, pasi aty mendon se ka më shumë shanse për të fituar “Topin e Artë”

Liverpool apo PSG? Yan Diomande zgjedh ekipin e ri, pasi aty mendon se ka më shumë shanse për të fituar “Topin e Artë”

28 Qershor 2026 21:14 Telesport Pavarësisht se për momentin është i fokusuar totalisht te Kupa e Botës me Bregun e Fildishtë, Yan Diomande është një nga emrat më të kërkuar në merkato. Liverpool dhe PSG janë dy klubet më të interesuara për anësorin 19-vjeçar. David Ornstein zbulon se Diomande ka vendour të zgjedhë PSG-në në rast se do të largohet këtë verë nga Leipzig. Anësori beson më shumë në projektin e PSG-së dhe se aty ka më shumë shanse për të fituar më shumë trofe dhe “Topin e Artë”, dëshira e tij e madhe. Në anën tjetër, Leipzig ka bërë me dije se Diomande do të largohet vetëm për shifrën 112 milionë euro. Pak ditë më parë, Leipzig refuzoi ofertën 100 milionë euro nga Liverpool.