Lionel Messi, gati të barazojë rekordin “e pamundur” që e mban vetëm Cafú
Argjentina, kampione në fuqi e botës, siguroi finalen e dytë radhazi të Botërorit dhe të gjithë sytë janë sërish te Lionel Messi. Me këtë kualifikim, ylli argjentinas mund të bëhet një nga të paktët futbollistë që luan tri finale të Kupës së Botës, një rekord që deri tani i përkiste vetëm Cafú. Legjenda braziliane e nisi rrugëtimin në finalen e “SHBA 1994” ndaj Italisë, ku edhe pse nisi nga stoli, fitoi titullin e katërt të Brazilit. Në “Francë 1998” humbi finalen ndaj skuadrës së Zidane, ndërsa në “Kore-Japoni 2002”, si kapiten, udhëhoqi Brazilin drejt triumfit 2-0 ndaj Gjermanisë dhe titullit të pestë botëror. Messi ka luajtur 6 Botërorë, që nga debutimi në moshën 18-vjeçare. Finalen e parë e humbi më 2014 ndaj Gjermanisë (0-1), ndërsa...
Burimi:
telesport.al