Lionel Mesi mahnit botën, Skaloni: Ajo që bëri në ndeshjen me Algjerinë ishte e pabesueshme

Lionel Mesi mahnit botën, Skaloni: Ajo që bëri në ndeshjen me Algjerinë ishte e pabesueshme

Adriatik BALLA Lionel Mesi ka dhuruar një tjetër paraqitje madhështore, duke bërë që e gjithë bota e futbollit t’i përkulet sërish talentit të tij të jashtëzakonshëm. Ylli argjentinas ishte protagonist absolut në fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Algjerisë, duke realizuar tre gola në minutat 17, 60 dhe 76. Kampionia e botës e nisi fuqishëm Botërorin që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, ndërsa kapiteni i saj tregoi edhe një herë se vazhdon të jetë vendimtar. Paraqitja e Mesit shkaktoi reagime të shumta në gjithë botën e futbollit, nga trajnerë, rivalë, ish-lojtarë dhe tifozë. I pari që foli me admirim ishte trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni. “Nuk kam fjalë, është e pabesueshme. Çfarë mund të them për Leon? Mesi do të jetë më...