Leao nuk e ka mendjen tek Man. United, gati të bashkohet me shokun e tij të ngushtë në Arabinë Saudite
6 Qershor 2026 20:30 Telesport Rafael Leao ka vendosur të largohet nga Milan, edhe pse është ende nën kontrate me kuqezinjtë për dy vite të tjera. Deri tani është folur për një interesim të madh të Man. United për anësorin portugez, por së fundmi ka dalë në skenë një tjetër pistë. Sipas Gazzetta dello Sport, Al-Hilal i Arabisë Saudite është futur në garë për anësorin portugez dhe është gati ta bashkojë me ish-yllin tjetër të Milanit, Theo Hernandez. Francezi dhe Leao ruajnë ende një marrëdhënie të ngushtë mes tyre. Ende nuk zbulohen detajet ekonomike, por sigurisht që oferta për Leao-n do të jetë shumë bindëse. Çmimi i vendosur nga Milan për kartonin e Leao-s është 50 milionë euro. Për 26-vjeçarin ka pasur interes edhe nga...
Burimi:
telesport.al