Trent Alexandr-Arnold nuk bindi, Reali nis negociatat për transferimin e yllit të Interit
Real Madridi po e ndjek me seriozitet transferimin e mbrojtësit të krahut të Interit, Denzel Dumfries. Sipas mediave spanjolle dhe italiane, holandezi është një nga objektivat kryesorë të klubit madrilen për sezonin e ardhshëm, ndërsa trajneri José Mourinho e ka identifikuar si pasuesin ideal të Dani Carvajal. Interesimi i “Los Blancos” lidhet edhe me klauzolën e largimit që figuron në kontratën e Dumfries me Interin. Nga 1 deri më 31 korrik, mbrojtësi mund të largohet kundrejt pagesës së një klauzole prej rreth 25 milionë eurosh, një shifër që konsiderohet e përballueshme nga drejtuesit madrilenë. Për Interin, një transferim i tillë do të përkthehej në një fitim të konsiderueshëm financiar. Dumfries, i cili iu bashkua zikaltërve në vitin 2021 për rreth 12 milionë euro, ka aktualisht...
Burimi:
top-channel.tv