Rodri drejt Realit të Madridit? Përgjigjet mesfushori spanjoll: Është normale në futboll, por..

Rodri drejt Realit të Madridit? Përgjigjet mesfushori spanjoll: Është normale në futboll, por..

Mesfushori spanjoll Rodri nuk e ka të qartë nëse do të qëndrojë te Manchester City, veçanërisht pas largimit të trajnerit Pep Guardiola. Ndërkohë, ai po përgatitet për Kupën e Botës me Spanja dhe foli për mediat gjatë ditës së sotme në qendrën stërvitore të ekipit kombëtar. “Thashethemet për Real Madridin? Është pjesë e futbollit. Aktualisht jam i fokusuar që të jem një udhëheqës për ekipin kombëtar. I kuptoj thashethemet, por nuk dua të humbas kohë me to. Do të vendos më pas të ardhmen time pas Kupës së Botës,” deklaroi Rodri, pa konfirmuar nëse do të qëndrojë në klubin anglez. 29-vjeçari është i lidhur me një kontratë që skadon në vitin 2027, dhe deri atëherë e ardhmja e tij te Mançester City-t mbetet e pasigurt....