Rinovimi me Hansi Flick, Barcelona arrin marrëveshje me trajnerin gjerman

Rinovimi me Hansi Flick, Barcelona arrin marrëveshje me trajnerin gjerman

Te Barcelona vazhdojnë të vijnë lajme të mira. Klubi blaugrana arriti një marrëveshje verbale me Hansi Flick për rinovimin e kontratës me të deri në 30 qershor të 2028 me opsion zgjatjen e saj edhe për një vit tjetër. Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje nuk do të bëhet deri në fund të sezonit pasi tani objektivi i skuadrës katalanase është të fitojë edhe 3 ndeshjet e fundit për të arritur në kuotën e 100 pikëve, një objektiv që vetë Flick e pohoi në konferencën për shtyp të së dielës. Te Barcelona askush nuk kishte as dyshimin më të vogël për rinovimin e kontratës nga ana e trajnerit, por Flick i pëlqen të ketë kohët e tij dhe në këtë moment e kupton se prioritet është mbyllja...