Real Madrid, kandidati për president, Riquelme këmbëngul: Marrëveshja në kantier që nga 2021
Kandidati për presidencën e Realit të Madridit, Enrique Riquelme konfirmoi se transferimi i Erling Haaland në Spanjë është i realizueshëm duke e përkufizuar si një objektiv strategjik të planifikuar prej vitesh dhe siguroi se ka depozituar tutela ligjore si garanci për premtimet elektorale. ‘Në rastin tim, që nga viti 2021 kur theksova për një kandidaturë të mundshme e bëra nga entuziazmi, jo i shtyrë nga nevoja si tani-tha Riquelme-në atë kohë një legjendë e Realit të Madridit më ndihmoi. Folëm me Mino Raiolan. Haaland ishte te Borussia Dortmund dhe diskutuam me entuziazëm. Kjo blerje është në kantier që nga ai moment. Për këtë arsye jam i qete dhe e di që gjithçka po shkon për më mirë’. Edhe pse tha se preferon të mos japë...
Burimi:
top-channel.tv