Real Madrid, Jose Mourinho pritet të kushtojë…15 milionë euro

Real Madrid, Jose Mourinho pritet të kushtojë…15 milionë euro

Në Lisbonë po rritet tensioni në lidhje me Jose Mourinho. Luzitani është në një situatë jo shumë të qartë, është ende trajner i Benfica edhe pse është fakt i kryer që do të lërë këtë klub dhe e gjithë kjo situatë ka pushtuar mediat portugeze. Shkaku kryesor është klauzola e zgjidhjes së kontratës së 63 vjeçarit. Kjo klauzolë që e lejon të largohet nga Benfica për 7 milionë euro skadon këtë të martë dhe që nga ky moment ajo do të rritet në 15  milionë euro që është edhe paga bruto e trajnerit. Por kjo nuk e përjashton mundësinë e zhvillimit të negociatave. Vetë Mourinho ka zgjedhur të heshtë për këtë situatë dhe është shumë i qetë duke ditur se ka shumë mundësi për t’u kthyer...