Real Madrid gjen pasardhësin e Carvajal, Dumfries vishet “galaktik” për 20 milionë euro

Real Madrid gjen pasardhësin e Carvajal, Dumfries vishet “galaktik” për 20 milionë euro

Real Madrid vazhdon të forcojë skuadrën dhe lëvizja e radhës vjen nga kampionati italian. Gjigantët spanjollë kanë arritur marrëveshjen totale për të transferuar në “Santiago Bernabeu” mbrojtësin e djathtë të Interit, Denzel Dumfries. Klubi madrilen ka vendosur të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 20 milionë eurosh, duke i dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së anësorit holandez. Nga ana e tij, lojtari ka qenë i bindur për këtë lëvizje dhe ka pranuar menjëherë projektin e “Los Blancos”. Marrëveshja mes palëve është mbyllur përfundimisht mbrëmjen e sotme, duke konfirmuar statusin “Here we go”. Tashmë mbetet vetëm kalimi i hapave formalë burokratikë, përpara se transferimi të zyrtarizohet dhe holandezi të prezantohet me fanellën e Realit të Madridit. Top Channel