Real Madrid, gara për postin e presidentit, Enrique Riquelme prezanton kandidaturën

Real Madrid, gara për postin e presidentit, Enrique Riquelme prezanton kandidaturën

Duket se te Reali i Madridit do të ketë garë për president, gjë që nuk ndodhte që nga viti 2006. Enrique Riquelme prezantoi këtë të shtunë kandidaturën e tij për postin më të lartë të Los Blancos. Komiteti Elektoral i Realit të Madridit ka një ditë për të ekzaminuar kandidaturën e Riquelmes dhe nëse gjithçka është korrekte, do të duhet të përcaktojë datën e zgjedhje brenda 15 ditëve. Enrique Riqulme mbërriti në zyrat e Komitetit Elektoral rreth orës 18:00 të kësaj të shtune. Më parë kishte qenë të një noter ku certifikoi zyrtarizimin e garancisë bankare të tij dhe ndonëse ishte parashikuar të që paraqiste kandidaturën në orët e paradites, u desh të priste për pasdite sepse kishte një sërë mbledhjesh deri në orën e...