Real Betis mposht Elchen në La Liga dhe kthehet në Champions League pas 21 vitesh

Real Betis mposht Elchen në La Liga dhe kthehet në Champions League pas 21 vitesh

Real Betis kthehet të luajë në Ligën ë Kampioneve pas 21 vitesh. Skuadra andaluziane e sigiuroi kualifikimin për në kompeticionin më të rëndësishëm për klube të sezonit të ardhshëm falë fitores me Elchen në shtëpi 2-1 që u kombinua edhe me humbjen e Celta Vigos ndaj Levantes. Real Betis e mori avantazhin në këtë ndeshje pas vetëm 9 minutash lojë me Cucho Hernandez, por në çastet e fundit të pjesës së parë, Elche barazoi shifrat me Hector Fort, një lojtar që është vënë edhe në shënjestrën e Interit për merkaton e transferimeve. Në fillimin e pjesës së dytë u regjistrua episodi që ndryshoi ndeshjen, mbrojtësi i Elche, Leo Petrot u ndëshkua me karton të kuq për një faull të rëndë ndaj Antony. Betis e shfrytëzoi...