Mallorca, Vedat Muriqi nuk është ‘Pirati’, është thesari…nga Fenerbahçe te Barcelona, pretendentët për sulmuesin dardan

Mallorca, Vedat Muriqi nuk është ‘Pirati’, është thesari…nga Fenerbahçe te Barcelona, pretendentët për sulmuesin dardan

Të gjitha lamtumirat janë të hidhura, ka momente lumturie për disa, por shumica pushtohen nga nostalgjia, dhimbja dhe lotët. Tifozët e Mallorcas do ta vuajnë këtë me Vedat Muriqin edhe pse ende nuk ka ndonjë lamtumirë zyrtare. Pavarësisht rënies në La Liga 2, 23 golat e shënuar nga Muriqi tregojnë efektivitetin e sulmuesit përpara portave kundërshtare. Futbollisti dardan është ndoshta lojtari i pozicionuar më mirë në merkaton e kësaj vere për Mallorcan. ‘Pirati’ përfiton një pagë që është e papërballueshme për La Liga 2. Edhe pse nuk ka shifra zyrtare, paga e sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës supozohet se përfiton 4 milionë euro bruto. I blinduar nga një klauzolë prej 40 milionë eurosh, klubi është i vetëdijshëm që ofertat për Muriqin do të vijnë për...