Lëvizja e madhe e verës/ Cucurella i hap derën Barcelonës, por largimi i Balde mbetet kushti kryesor

Lëvizja e madhe e verës/ Cucurella i hap derën Barcelonës, por largimi i Balde mbetet kushti kryesor

Mbrojtësi i majtë i Chelseat, Marc Cucurella, ka vendosur si prioritet rikthimin te Barcelona, por është i vetëdijshëm se një transferim i tillë nuk mund të garantohet në këtë moment për shkak të planeve të merkatos së klubit katalanas. Sipas raportimeve nga Spanja, futbollisti 27-vjeçar i ka komunikuar tashmë Chelseat dëshirën për t’u larguar gjatë kësaj vere, duke e konsideruar të mbyllur aventurën e tij në “Stamford Bridge”. Edhe drejtuesit e klubit londinez e shohin një transferim si zgjidhjen më të mirë, nëse mbërrin oferta e duhur. Chelsea e vlerëson Cucurellën mes 40 dhe 50 milionë eurove. “Blutë” investuan 68 milionë euro për ta transferuar nga Brighton në vitin 2022 dhe synojnë të rikuperojnë një pjesë të konsiderueshme të kësaj shume. Barcelona vazhdon ta ndjekë...