Legjenda e klubit ende i papunë, Real Madrid përgatit rikthimin e Toni Kroos

Legjenda e klubit ende i papunë, Real Madrid përgatit rikthimin e Toni Kroos

Kthimi i Toni Kroos po afrohet çdo ditë e më shumë. Kthimi i tij te Real Madridi nuk ka të bëjë fare me atë se kush do të jetë trajneri i ardhshëm. Është një çështje krejtësisht e veçantë dhe po ecën në linja të ndryshme nga çdo negociatë që mund të zhvillohet me ndonjë trajner. Javë më parë, Florentino Pérez vendosi se kishte ardhur koha të fillonte procesin e rikthimit të një prej figurave kryesore të ekipit fitues, që dominoi Evropën me gjashtë tituj të Champions League në dhjetë vjet. Që nga ai moment, Real Madridi filloi të punonte për të finalizuar rikthimin e një lojtari që la gjurmë gjatë dhjetë viteve të tij me fanellën e bardhë. Kroos u bë një model dhe shembull...