Lamtumira e hidhur e “Princit” të Madridit, Griezmann drejt MLS duke lënë pas paradoksin e trofeve

Lamtumira e hidhur e “Princit” të Madridit, Griezmann drejt MLS duke lënë pas paradoksin e trofeve

Antoine Griezmann bën gati valixhet për të lënë përfundimisht futbollin europian, duke zyrtarizuar kalimin e tij te Orlando City në MLS. Por largimi i tij nga Atlético Madrid mbart me vete një nga paradokset më të veçanta të futbollit modern. Ai e mbyll aventurën me “Colchoneros” pa fituar asnjëherë Champions League, La Liga apo Copa del Rey me këtë fanellë. Ironia më e madhe e fatit dhe një nga “pengjet” e karrierës së tij lidhet me periudhën kur ai u largua nga kryeqyteti spanjoll. Kur sulmuesi francez vendosi të transferohej te Barcelona mes viteve 2019-2022 në kërkim të lavdisë dhe titujve, ishte pikërisht ish-skuadra e tij, Atlético, që fitoi titullin kampion të La Ligas në vitin 2021, një sukses që ata e arritën pa të....