E konfirmon Benfica, Reali paguan klauzolën e Mourinhos, tani priten vetëm… zgjedhjet

E konfirmon Benfica, Reali paguan klauzolën e Mourinhos, tani priten vetëm… zgjedhjet

Klubi portugez Benfica ka konfirmuar se Real Madrid do të paguajë 15 milionë euro për të siguruar shërbimet e trajnerit José Mourinho. Sipas konfirmimit zyrtar, marrëveshja është e kushtëzuar nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale në klubin madrilen. Nëse Florentino Pérez fiton zgjedhjet, José Mourinho do të emërohet trajneri i ri i Real Madridit. Lajmi ka shkaktuar jehonë të madhe në botën e futbollit, pasi do të shënonte rikthimin e teknikut portugez në stolin e “Los Blancos”, klub që ai e drejtoi edhe në periudhën 2010-2013. Mourinho konsiderohet një nga trajnerët më të suksesshëm të futbollit modern, ndërsa rikthimi i tij në Madrid do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së trajnerëve. Benfica ka bërë të ditur se klauzola e largimit të...