“Dua të largohem te Barcelona”, Julian Alvarez njofton zyrtarisht klubin e Atletico Madrid për dëshirën e tij
Barcelona është kryefjala e merkatos në këtë fund sezonit. Katalansit dhe Julian Alvarez duket çdo ditë e më pranë njëri-tjetrit, teksa gazetari Fabrizio Romano njofton më të rejat e fundit. Lajmi më i ri është se ylli argjentinas i ka komunikuar zyrtarisht klubit të Atletico Madrid se dëshiron të largohet në këtë verë që vjen. Gjithashtu, ai e ka theksuar edhe dëshirën për t’iu bashkuar Barcelonës. Klubi katalanas është i etur për ta afruar dhe po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh. Atletico nga ana e vet po përpiqet të rezistojë, por fakti që lojtari kërkon të largohet, e bën më të lehtë për Barcelonën. Katalanasit sot mbyllën transferimin e Anthony Gordon, teksa gjatë pasdites u mësua se Bernardo Silva i është ofruar katalanasve...
Burimi:
top-channel.tv