Barcelona nxjerr në shitje Jules Kounde, gati të dëgjojë oferta nga klubet e interesuara. Ja opsionet për pasues

Barcelona nxjerr në shitje Jules Kounde, gati të dëgjojë oferta nga klubet e interesuara. Ja opsionet për pasues

Barcelona mund të përballet me një nga largimet e rëndësishme të kësaj vere. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e klubit janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për Jules Kounde, nëse mbërrin një propozim financiar i konsiderueshëm. Edhe pse mbrojtësi francez mbetet një lojtar i rëndësishëm në skuadër, drejtori sportiv Deco ka nisur prej muajsh të shqyrtojë alternativa për krahun e djathtë të mbrojtjes. Sipas raportimeve, çdo lëvizje në merkato për këtë pozicion do të varet nga largimi i mundshëm i Koundé. Mes emrave të përfolur si zëvendësues është Denzel Dumfries, për të cilin Deco ka kërkuar informacione gjatë takimeve me agjentët e lojtarëve. Në planet afatgjata të klubit përmendet edhe Marc Cucurella, megjithëse ai aktivizohet kryesisht në krahun e majtë. Një faktor i rëndësishëm në këtë...