Arrestohet “El R1”, urdhëroi vrasjen e influencerses gjatë live-it në TikTok, Valeria ishte e dashura e djalit të tij
Valeria Márquez dhe 'El R1' MEKSIKË-Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur si “El R1” dhe një prej drejtuesve të Kartelit Jalisco New Generation, është arrestuar nga autoritetet meksikane. Ai dyshohet se ka dhënë urdhrin për dy vrasje tronditëse në Meksikë, një prej tyre ajo e influenceres 23-vjeçare Valeria Márquez. 23-vjeçarja u ekzekutua në maj të vitit të kaluar ndërsa transmetonte drejtpërdrejt në TikTok nga salloni i saj i bukurisë në Zapopan, në shtetin Jalisco. Sipas hetimeve, autori, i maskuar si korrier, hyri në ambientet e sallonit, i kërkoi të konfirmonte identitetin dhe më pas e qëlloi dy herë me armë zjarri. Pamjet e rënda u përhapën në rrjete sociale. Prokuroria pretendon se Márquez kishte pasur një lidhje romantike me Francisco Álvarez, një nga djemtë e “El...
Burimi:
zeri.ai